Nga “Marrëveshja e Brukselit” dhe ajo e Ohrit, Kosova e fiton vetëm liberalizimin e vizave dhe pastaj anëtarësimin në Këshillin e Evropës (KiE).
Kështu është shprehur kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ndër të tjera tha se anëtarësimi në KiE duhet të vlerësohet, por që do ishte tradhëti kombëtare nëse në shëkmbim jepet autonomi për komunat serbe në veri.
Sipas tij, me marrëveshjet e arritura nën qeverisjen e Kurtit legalizohen instrumentet politike të Serbisë në Kosovë.
“Këshilli i Evropës është i rëndëishëm, dy gjëra i përfiton Kosova liberalizimin e vizave dhe KiE, asgjë tjetër nuk marrim me vete. KiE, është organ që dueht me vlerësu, me shëkmby me autonomi është e papranueshme dhe është tradhti kombëtare. Themelimi i Asociacionit me draftin e BE-së, me debat mes palëve, dëgjohen palët dhe mbërrijnë në përfundim. Është tradhti në dy rrafshe, është qartazi interes i Serbisë që cështja e statusit të Kosovës të mos përfundojë dhe të mbes e hapur, e kthen Serbinë në Kosovë, jo vetëm në kuptimin e autonomisë që serbët e marrin karshi institucioneve të Kosovës që për mua mund të ketë kuptim, por ia legalizon instrumentet politike të Serbisë në Kosovë”, tha Molliqaj në RTVD.
Tutje Molliqaj i përmendi instrumentet politikë të Serbisë të cilat do legalizohen nëse zbatohet “Marrëveshja e Ohrit”.
“Elektroserveri është Serbi në Kosovë… është kompani shtetërore në Serbi. Arsimin e kemi bë në të njëjtën logjikë, edhe financimin edhe lëshojmë certifi8kat. Kur thua lëshon certifikatë edhe Kosova dhe serbia ne e dimë kë e përdor. E treta shëndetësia, e katërta që nuk jam i sigurt, shtylla e katërt janë financat. Do të legalizohet banka, “Post-Banka” që është banka shtetërore e Serbisë… që i bjen që e ki Serbinë drejtpërdrejt. Ideja ka qenë që ti ja jep autonominë serbëve e legalizon një pushtet për ta por e shkëput nga Serbia. Ky i ka shtu katër elemente që s’kanë qenë, prandaj është antikombëtare”, tha ai.
Sipas Molliqajt, Kosova ka hequr dorë nga kërkesa për njohje nga Serbia deri sa theksoi se “me këtë nuk ka shanse me të njoftë pesë vendet mosnjohëse të BE-së dhe të anëtarësohemi në NATO”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3