LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i vëllait të deputetit socialist pas zbulimit të kanabisit në stan, reagon Ndreca

Arrestimi i vëllait të deputetit socialist pas zbulimit të kanabisit në stan, reagon Ndreca

Tre persona, mes të cilëve dhe vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca, u arrestuan pas një operacioni antidroge në zonën e Kashnjetit në Lezhë.

Policia bëri me dije se kishte arrestuar Armel Nikdukaj 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç banues në Koplik dhe Armando Ndrecaj 32 vjeç.


“Kishin përshtatur një ambient (stan), në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia bëri me dije se Shpellzai dhe Nikdukaj u arrestuan në flagrancë, ndërsa Ndrecaj rezultoi i lidhur me kanabisin pas hetimeve.

Policia tha se sekuestroi 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

I pyetur nga BIRN në lidhje me arrestimin e të vëllait, deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndreca tha se nuk kishte ende një njoftim zyrtarë. Megjithatë Ndreca tha se i vëllai duhej të hetohej si çdo qytetar tjetër.

“Nuk ka ende njoftim zyrtar nga prokuroria, por dua të them që prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre pavarësisht kush është personi, vëllai im si gjithë qytetarët është i barabartë para ligjit”, tha ai në telefon.

Rasti i Ndrecës nuk është i pari. Familjarë të personave të përfshirë në politike janë arrestuar herë pas here për përfshirje në aktivitete kriminale./Birn

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori