LAJMI I FUNDIT:

Jetoi falas pesë vjet në hotelin e famshëm në New York – pagoi vetëm për natën e parë dhe më pas i lindi një ide gjeniale

Jetoi falas pesë vjet në hotelin e famshëm në New York – pagoi vetëm për natën e parë dhe më pas i lindi një ide gjeniale

Një njujorkez jetoi për pesë vjet në ndërtesën ikonë të hotelit “New Yorker” dhe përveç natës së parë, nuk pagoi asnjë cent.

Policia e arrestoi Mickey Barreto në muajin shkurt dhe e akuzoi atë për paraqitje të dokumenteve të rreme, ku ai pretendonte se ishte pronar i hotelit, tha Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattan, sipas businessinsider.

Prokurorët thanë se Barretto shmangu pagesën e qirasë me vlerë disa mijëra dollarë, duke përdorur një ligj vendas pak të njohur për strehimin, midis krimeve të tjera të supozuara dhe u përpoq të paguante qiranë përmes një tjetër qiramarrësi.


Për prokurorin e qarkut të Manhatanit, kjo ishte e tepërt dhe vendosi të veprojë.

“Siç pretendohet, Mickey Barretto në mënyrë të përsëritur dhe me mashtrim pretendoi pronësinë e një prej monumenteve më ikonike të qytetit, hotelit New Yorker”, tha prokurori Alvin Bragg.

Barreto aktualisht po përballet me 24 akuza, duke përfshirë ato për mashtrim. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me disa vite burg, raportoi The New York Times.

Rezidenca e Barrettos në hotelin e famshëm – i cili dikur ka pritur shumë personalitete të famshme, duke përfshirë Muhammad Ali dhe John F. Kennedy – daton në vitin 2018 kur ai mësoi për herë të parë për Kodin e Stabilizimit të Qirasë në New York. Ky ligj u jep qiramarrësve që jetojnë në dhoma individuale në ndërtesat e ndërtuara para vitit 1969 të drejtën të kërkojnë qiranë për gjashtë muaj.

Pasi qëndroi në dhomën 2565 për një natë me një kosto totale prej 200,57 dollarë, Barretto vendosi që ai ishte, në fakt, një qiramarrës.

Megjithatë, kur Barreto kërkoi një qira gjashtëmujore për hotelin, ai u dëbua menjëherë.

Barretto nuk pranoi të merrte një përgjigje megative.

Në vitin 2018, ai paditi Shoqatën e Shpirtit të Shenjtë për Unifikimin e Krishterimit Botëror, shoqata që bleu Hotelin New Yorker në vitin 1976. Çështja u përshkallëzua në Gjykatën e Lartë të shtetit. Apeli i Barretos u miratua përfundimisht sepse pronarët e ndërtesës nuk u paraqitën në gjyq.

Edhe pse hoteli u urdhërua t’i jepte Barretos një çelës, të dy palët nuk ranë dakord kurrë për kushtet e qirasë. Meqenëse nuk mund të dëbohej, ai jetonte falas në hotel.

Vetëm në muajin korrik të vitit 2023 një gjykatës vendosi në favor të hotelit, duke përmendur dështimin e Barretos për të nënshkruar një qira ose për të paguar qiranë, sipas Times.

Prokurori tha se gjatë viteve Barreto imitoi pronarin e hotelit dhe u përpoq të përfitonte nga ndërtesa. Kjo përfshinte regjistrimin e një hoteli me emrin e tij në Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit të New Yorkut. Ai u përpoq t’i transferonte vetes llogaritë bankare të hotelit, tha PO.

Në vitin 2019, pronarët e vërtetë paditën gjithashtu Barreton për paraqitje si pronar i hotelit në LinkedIn dhe postimin e një dokumenti të falsifikuar në faqen e internetit të qytetit.

Business Insider kontaktoi Barreton përmes kompanisë së tij, Mickey Barreto Missions, por nuk u përgjigj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori