LAJMI I FUNDIT:

FFK vjen me njoftim: Ndeshja Ulpiana – Vllaznia ishte e kurdisur

FFK vjen me njoftim: Ndeshja Ulpiana – Vllaznia ishte e kurdisur

Ndeshja në mes të Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë Grupi B është anuluar pasi sipas Komisionit të Garave ajo ka qenë e kurdisur.

Kështu thuhet në vendimin për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të regjistrohen.


Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si Vllaznia shënoi golat, ku pozharanasit fituan ndeshjen 4-3.

Dy skuadrat dolën me komunikata, duke e mohuar, por tani FFK thotë se bazuar në provat që ka, kjo ndeshje ka qenë e kurdisur.

Madje të dy klubet dhe disa lojtarë tashmë janë në procedurë disiplinore dhe dënimi ndaj tyre pritet të jetë i madh.

FFK-ja ka inisuar procedurë disiplinore ndaj dy klubeve, Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit. Po ashtu në procedurë disiplinore janë edhe zyrtari i Ulpianës, Meriton Isufi, lojtarët e Ulpianws, Rigon Llugiqi, Gentrit Emini e Samet Rexhepi. Po ashtu në procedurë është edhe zyrtari i Vllaznisë, Agron Pira.

Ulpiana këtë sezon kishte humbur dy ndeshje me rezultat zyrtare për shkak të gabimeve në protokollet e ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori