LAJMI I FUNDIT:

Gomat me flluska ose gunga – si mund të ndodhë kjo?!

Gomat me flluska ose gunga – si mund të ndodhë kjo?!

Prindërit i sollën fëmijët e tyre në një maratonë në Derbyshire, Angli dhe ata u tronditën kur panë një automjet, përkatësisht gomën e përparme të djathtë.

Ishte plot me flluska ose gunga. Shumë shpejt erdhën gardianët e komunës dhe e këshilluan shoferin që të shkojë dhe ta ndërrojë gomën menjëherë – sidomos që me të njëjtën veturë i transporton fëmijët në shkollë.


Çfarë duhet të dini për ndërrimin e gomave të veturës ​
Lexo po ashtu Çfarë duhet të dini për ndërrimin e gomave të veturës ​

Teori të ndryshme po zhvillohen për atë që ka ndodhur, por ekspertët nga kompania Continental, kompania e gomave, kanë shpjeguar shkakun e këtij ‘dukurie’.

Me shumë mundësi bëhet fjalë për dëmtim të gomave për shkak të një goditjeje të fortë (gropa në rrugë, bordurë…). Është gjithashtu e mundur që të keni vozitur për një kohë të gjatë me goma që nuk ishin fryrë siç duhet (presion i pamjaftueshëm).

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Lexo po ashtu Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Për shkak të kësaj, pëlhura dhe telat e çelikut në gomë janë plasaritur, dhe me shpërbërjen e asaj rrjete, forca strukturore e gomës dëmtohet dhe shfaqen gunga…

Në rastin e gabimeve në prodhimin e gomave, flluska zakonisht shfaqen në muajt e parë të ngasjes në rrugë. Megjithatë ky është një rast tjetër. Nëse ju ndodh diçka e ngjashme, shkoni menjëherë te auto-mekaniku. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Policia italiane ndalon shitjen e një modeli nga Fiat për shkak të flamurit të Italisë të vendosur në të

Policia italiane ndalon shitjen e një modeli nga Fiat për shkak të flamurit të Italisë të vendosur në të

Auto
Garë midis dy veturave sportive gjermane, Audi RS4 dhe BMW M3 Touring

Garë midis dy veturave sportive gjermane, Audi RS4 dhe BMW M3 Touring

Auto
Dështojnë bisedimet, Volkswagen dhe Renault nuk do të prodhojnë së bashku vetura të lira elektrike

Dështojnë bisedimet, Volkswagen dhe Renault nuk do të prodhojnë së bashku vetura të lira elektrike

Auto
Shoferi e aktivizon sistemin Autopilot të Tesla-s, për pak sa nuk përplaset në një tren mallrash

Shoferi e aktivizon sistemin Autopilot të Tesla-s, për pak sa nuk përplaset në një tren mallrash

Auto
Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë

Toyota Prado kapet duke u testuar në rrugët e Australisë

Auto
Kalo në kategori