LAJMI I FUNDIT:

Godiste vazhdimisht gruan në rrugët e New Yorkut, kalimtarët i japin “leksion” sulmuesit – e bëjnë për spital

Godiste vazhdimisht gruan në rrugët e New Yorkut, kalimtarët i japin “leksion” sulmuesit – e bëjnë për spital

Turma e kalimtarëve të rastit në New York, i dolën në ndihmë një gruaje e cila po goditej brutalisht nga një burrë.

Një video amatore shfaq momentin kur një burrë godiste vazhdimisht në grushta në fytyrë gruan e pambrojtur, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, asaj i dolën në ndihmë kalimtarë të shumë rasti që iu vërsulën sulmuesit, të cilin e bënë për spital nga shqelmat dhe grushtat që i mori.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi brutal ndaj gruas, ndërsa qytetarët e New Yorkut kanë duartrokitur kalimtarët që i dolën në ndihmë gruas.

Në anën tjetër, policia në New York ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin dhe se do të njoftojnë opinionin për më të rejat. /Telegrafi/