Festa e tepruar pas fitores ndaj Lazios i ka kushtuar qendërmbrojtësit italian të Romës, Gianluca Mancini.
Goli në derbin ndaj Lazios i dha tri pikët Romës, megjithatë mbrojtësi verdhekuq Gianluca Mancini e teproi disi me festën poshtë tribunës së ultrasëve dhe kjo i kushtoi një gjobë 5 mijë euroshe.
Kaq vendosi ta dënojë Gjykata Sportive në Itali mbrojtësin e Romës, i cili festoi duke mbajtur në dorë një flamur bardhekaltër, me një mi në qendër të tij, veprim ky që u cilësua ofendues si dhe një flamur që shkruante Anti Lazio.
Vetë Mancini pranoi gabimin menjëherë pas ndeshjes, kur kërkoi edhe ndjesë publike, teksa theksoi se ishte përfshirë nga emocionet e fitores, pa pasur qëllim të ofendojë kundërshtarët.
Ndërkohë tifozët e Romës kanë nisur të mbledhin para për të paguar gjobën e Gjykat Sportive i ka vendosur Mancinit. Në fund të fundit, heroi i derbit e meriton diçka të tillë.
Qendërmbrojtësi italian është një nga pikat referuese të skuadrës së Daniele De Rossit, teksa ai i shpëtoi një suspendimi me ndeshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251