LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit godasin me dronë kamikaz qendrën stërvitore dhe fabrikën e aeroplanëve në qytetin rus

Ukrainasit godasin me dronë kamikaz qendrën stërvitore dhe fabrikën e aeroplanëve në qytetin rus

Dronët ukrainas kanë sulmuar qendrën stërvitore të aviacionit në qytetin Borisoglebsk në rajonin e Voronezhit në Rusi.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë edhe zyrtarisht inteligjenca ushtarake ukrainase, e cila nuk ka dhënë detaje të hollësishme për sulmin e mbrëmshëm, transmeton Telegrafi.


Kanali rus Astra në Telegram, pretendon se qendra e aviacionit për trajnimin e personelit ishte sulmuar nga dy dronë kamikaz.

Dronët dyshohet se kanë shpërthyer duke dëmtuar fasadën e ndërtesës dhe dritaret, kështu të paktën pretendohet nga Astra në Telegram.

Një përfaqësues i inteligjencës ushtarake ukrainase ka konfirmuar për Kyiv Indepdendent se operacioni është kryer nga HUR pa dhënë detaje më të hollësishme.

Andrii Yusov, zëdhënës i inteligjencës ushtarak ukrainase ka thënë se fabrika e aeroplanëve ishte cak në qytetin rus Borisoglebsk.

“Nuk do të zbulojmë detaje, por sipas informacioneve preliminare – qendra kryesore për prodhim është prekur nga ky sulm”, tha Yusov. /Telegrafi/