LAJMI I FUNDIT:

​Sulmuan fizikisht një punëtor të burgut, arrestohen katër persona në Prishtinë

​Sulmuan fizikisht një punëtor të burgut, arrestohen katër persona në Prishtinë
Foto: Arkiv

Katër persona (tre burra dhe një grua) janë arrestuar pasi në bashkëveprim kanë sulmuar fizikisht një punëtor të burgut.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 03:20 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë / 08.04.2024 – 03:20.  Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që në bashkëveprim e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (punëtor i burgut). Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/