Ronaldo tentoi ta godasë me grusht gjyqtarin pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Al Hilalit
Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi lojtarin kundërshtar të Al Hilalit teksa po afroheshin minutat e fundit të një ndeshje tensionuese në kuadër të Superkupës së Arabisë Saudite.
Sot (e hënë) Al Hilali fitoi ndaj Al Nassr me rezultat 2-1 për t’u kualifikuar në finalen e Superkupës së Arabisë, aty ku do të takohen me Al Ittihadin pasi këta të fundit mposhtën Al Ëehdan me rezultat 2-1 për të ‘prerë’ biletën e kualifikimit në finale.
Al Nassr menduan se kishin kaluar në avantazh prej 1-0 falë golit të Otavios në fund të pjesës së parë, sidoqoftë gjyqtari anësor ngreu flamurin lartë duke e anuluar atë për pozicion jashtë loje sepse Ronaldo bëri një përpjekje për të luajtur me topin në një pozicion të parregullt,
Ky vendim shkaktoi nervozizmin e Ronaldos i cili pati një përleshje verbale me gjyqtarin për anulimin e golit.
Ronaldo nearly let his intrusive thoughts win 🤣🤣 pic.twitter.com/sM5b2UfTfm
— WolfRMFC (@WolfRMFC) April 8, 2024
Për këtë protestë portugezi u ndëshkua me karton të verdhë, mirëpo për të mos mjaftuar kjo dhe fakti që ekipi i tij ishte duke humbur, Ronaldou ndëshkua me karton të kuq direkt kur Al Nassr ishte duke humbur me rezultat 2-0, ndërsa deri në fund Al Nassr arriti që të shënojë një gol.
Ai pastaj me gjestin që bëri duke mbledhur grushtin i bëri të gjithë të mendojnë se për një moment deshi ta godasë gjyqtarin, megjithatë pas largimit nga fusha ai duartrokiti me ironi gjyqtarin./Telegrafi/
Ronaldo asking fans to applaud that corrupt referee. Always against the corruption. My GOAT pic.twitter.com/u9IkBeWnSz
— Dr Yash (@YashRMFC) April 8, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251