Anëtarët e Komisioneve komunale zgjedhore nga radhët e Listës Serbe(LS) kanë dhënë dorëheqje, ka konfirmuar KQZ-ja.
E sa do të ketë efekt bojkotimi i referendumit nga Lista Serbe mbetet të shihet më 21 prill, por disa serbë nga komunat veriore deklaruan se ende nuk kanë vendosur nëse votojnë ose jo, prandaj do të veprojnë siç bënë shumica.
Opozitari Aleksandar Arsenijeviq, është i mendimi se Lista Serbe e ka humbur një pjesë të mbështetjes tek qytetarët, por kur vjen puna tek thirrja për bojkotim pajtohet me ta për disa arsye, mos-organizimi i zgjedhjeve nga OSBE, dhe siç pretendon pengesat e qëllimshme që i demotivojnë qytetarët.
“Po ashtu, edhe listat zgjedhore janë tepër të fryra. Për Mitrovicë janë 18200 votues, por ne jemi të vetëdijshëm së këta njerëz nuk janë. Po ashtu, një numër shumë i madh është zhvendosur nga Kosova në 2 vitet e fundit dhe pamundësia që të votojnë me postë është arsyeja pse këtë referendum, dhe kjo është edhe arsyeja pse nuk e kemi mbështetur as peticionin të cilin e ka mbledhur Lista Serbe dhe ne mund të gënjejmë veten dhe të flasim në Beograd ose Vjenë ose edhe në Uashington, që këtë nuk e ka bërë Lista Serbe. Këtë e ka bërë Lista Serbe”, tha Aleksandar Arsenijeviq, Kryetar i Iniciativës “Mbijetesa Serbe”.
Megjithatë Arenijeviq nuk e ka problem që votimi të monitorohet.
“Për neve, personalisht, si Demokraci Serbe, nuk është problem dhe ne do ta mbështesim edhe në proceset në të ardhmen, që në zgjedhjet parlamentare të kemi kamera në çdo njësi zgjedhore. Por një gjë mund tua them me siguri. Kur bëheshin nënshkrimet për peticion ne kishim ankesa të qytetarëve që njerëzit nga Lista Serbe ose shefat e tyre dhe drejtoret po i detyrojnë të shkojnë për të nënshkruar peticionin.”
Arsenijeviq pretendon se edhe nga pala serbe por edhe nga autoritetet kosovare ka pasur presion në votimet fillestare.
Por, qytetarët serbë nuk është se kanë ndonjë mendim të qartë se si do të veprojnë më 21 prill.
“Nuk kam haber. Ashtu si do të bëjnë të gjithë qytetarët, ashtu edhe unë. Kështu pra. Të gjithë. Siç bëjnë të gjithë qytetarët, ashtu do të bëjë edhe unë”, tha Steviq Stanka, Qytetare.
“Prit, për cilin, shqiptar a serb. Jo. Nuk do ta bëj. Jo. Askush nuk më jep asgjë, nuk më paguajnë. Jo. Le të ma kthejnë djalin dhe vëllain që ma kanë kidnapuar premtoj se do t’i votojë të gjithë”, thotë Qytetar nga Mitrovica Veriore.
“Nëse del populli im, do të dal. Unë nuk kam vend tjetër, përveç se këtu. E gjitha varet nga populli yt. Thonë të moshuarit, çdo zog në tufën e vet. Unë e pranoj kushdo që qeveris. Unë nuk di politikë. Mos të më prek askush e as unë nuk do ta prek askënd”, tha Natalya Preleviq, Qytetare.
Një pjesë e mirë e qytetarëve serbë që nuk pranuan të flasin para kamerës ose thanë se nuk e dinë a do të marrin pjesë ose refuzuan të komentojnë duke thënë se janë lodhur dhe nuk duan të flasin për politikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje