Kanë dhënë dorëheqje katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe. Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilët përfaqësojnë subjektet politike parlamentare”, ka thënë Elezi.
Gjithashtu, Elezi ka pohuar se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së.
Ndryshe, Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në një votim për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri të vendit.
“Qëndrimi i Listës Serbe është të mos marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Albin Kurti [kryeministri i Kosovës], sepse ai bëri gjithçka që ai të dështojë”, tha kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, të dielën në një konferencë për media në Mitrovicën e Veriut.
Ky qëndrim i Listës Serbe ka nxitur disa reagime.
Ambasadori gjerman Jorn Rohde në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është shqetësuese kjo qasje e këtij subjekti.
“Më 21 prill, organet zgjedhore kosovare do të mbajnë votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në katër komunat veriore. Është jashtëzakonisht për të ardhur keq dhe më duhet të them shqetësuese që Lista Serbe ka vendosur sërish që të mos marrë pjesë në votim. Është një rast i qartë këtu që qytetarëve në veri janë përsëri duke u bërë presion që të mos marrin pjesë në proceset demokratike”, tha ambasadori Rohde.
Gjithashtu, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka shprehur keqardhjen lidhur me deklaratat e Listës Serbe që nuk do të marrin pjesë në votimin për shkarkimin e katër kryetarëve në komunat në veri të vendit.
Në një përgjigje për Telegrafin nga ambasada amerikane kanë thënë se pjesëmarrja demokratike në votim, ndihmon për t’u siguruar që udhëheqësit janë përfaqësues të popullit të cilit i shërbejnë.
“Shprehim keqardhje për deklaratën e Listës Serbe se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.
Më tej ambasada ka shtuar se Qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Policia thotë se aksioni po zhvillohet në tri komuna

Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Krasniqi: Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë

Prokuroria deklarohet për bastisjet në disa agjenci shtetërore

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë