LAJMI I FUNDIT:

Pasi ishin vrarë nga rusët, trupat e ukrainasve të paarmatosur u vendosën pranë një muri – u qëlluan sërish nga ushtarët e Putinit

Pasi ishin vrarë nga rusët, trupat e ukrainasve të paarmatosur u vendosën pranë një muri – u qëlluan sërish nga ushtarët e Putinit

Tre ushtarë të paarmatosur ukrainas që ishin zënë rob lufte, pretendohet të jenë ekzekutuar në mënyrë më mizore të mundshme nga trupat e Vladimir Putinit.

Pamjet janë shumë të rënda, ku në to shihen ushtarët rusë në Krynky duke qëlluar ushtarët e paarmatosur ukrainas, që goditeshin nga breshëria e plumbave të pushkës automatike.

Në video në fakt shihen ushtarët e vdekur ukrainas që qëndrojnë të shtrirë në një mur – të mbuluar në gjak nga plagët e marra nga të shtënat mbi trupat e tyre.


Rasti shumë shqetësues është raportuar në Kombet e Bashkuara nga komisioneri i Kievit për të drejtat e njeriut Dmytro Lyubinets.

Gjenerali ukrainas: Fati i vendit tonë në rrezik, askush nuk mund të qëndrojë larg
Lexo po ashtu Gjenerali ukrainas: Fati i vendit tonë në rrezik, askush nuk mund të qëndrojë larg

“Duhet të bëhen një bazë provash për gjykatën kundër kriminelëve… Vrasja e të burgosurve të luftës është një shkelje flagrante e Konventës së Gjenevës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës dhe një krim i rëndë ndërkombëtar”, tha Lyubinets.

Sipas Lyubinetsit, raste të tilla për fat të keq nuk janë raste të izoluara dhe janë një praktikë sistematike e forcave pushtuese ruse.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dërgojë sinjal të qartë Rusisë se gjurmët e krimeve të luftës nuk mund të fshihen”, tha për fund Lyubinets.

Për ta shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues

Ambasadori gjerman në SHBA paralajmëron se Trump dëshiron të ripërcaktojë rendin kushtetues

Amerika
Gjashtë gjërat kryesore që çuan në marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas në Gaza

Gjashtë gjërat kryesore që çuan në marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas në Gaza

Azia
Jep dorëheqje ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare: Armëpushimi është dorëzim ndaj Hamasit

Jep dorëheqje ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare: Armëpushimi është dorëzim ndaj Hamasit

Azia
Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Emërim i papritur nga Trumpi, agjenti që e shpëtoi nga atentati merr kontrollin e Shërbimit Sekret të SHBA-së

Amerika
Zelensky njofton veprime kundër

Zelensky njofton veprime kundër "tradhtarëve": Kushdo që qëndron kundër Ukrainës do të përballet me pasoja

Evropa
Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Kush janë Resnickët, miliarderët që akuzohen për mungesën e ujit për shuarjen e zjarreve në Los Angeles?

Amerika
Kalo në kategori