LAJMI I FUNDIT:

Përveç kujdesit për kafshët, klinika veterinere në Turqi po ofron edhe ndërhyrje falas në hundë për pronarët e tyre

Përveç kujdesit për kafshët, klinika veterinere në Turqi po ofron edhe ndërhyrje falas në hundë për pronarët e tyre

Mes krizës së vazhdueshme, edhe pronarët e kafshëve shtëpiake po pësojnë nga rritja e çmimeve tek veterinerët nëse kafsha e tyre është e sëmurë ose e lënduar.

Por, disa pronarë të kafshëve në Mbretërinë e Bashkuar po habiten nga kujdesi më i lirë veteriner në Turqi, i cili mund t’u kursejë mijëra euro, dhe potencialisht përfshin një ndërhyrje në hundë për pronarin ose operacion tjetër estetik varësisht nga marrëveshja.


Ndryshe, Turqia tashmë është një destinacion jashtëzakonisht popullor i kirurgjisë plastike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se një paketë në klinikën Pet të Antalias kushton nga 5 mijë deri në 6 mijë euro.

Ajo përfshin teste diagnostifikuese si rreze X, operacion dhe kujdes të mëvonshëm duke përfshirë fizioterapi, një hotel për kafshën dhe një për pronarin, turne në qytet dhe ndërhyrje në hundë.

“Numri i britanikëve që kanë sjellë kafshë shtëpiake është mjaft i lartë dhe po rritet në mënyrë dramatike pasi faturat në Mbretërinë e Bashkuar janë shumë të larta”, tha veterineri Dr. Filiz Goktas.

Por, pronarëve u kërkohet të mendojnë dy herë për ndërhyrjen që duan ta realizojnë.

“Trajtimi mund të jetë i shkëlqyer, por mungesa e vazhdimësisë së kujdesit dhe kontrolleve mund të ketë një ndikim të dëmshëm në rikuperim, veçanërisht nëse ka komplikime”, tha Dr. Anna Judson. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Blinken luan me kitarë në një bar, gjatë udhëtimit të tij të papritur në Kiev të Ukrainës

Virale
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Ndryshimet në pamje për të cilat shumë njerëz thuhet se janë penduar

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori