LAJMI I FUNDIT:

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorës, flet babai

Digjet makina e drejtoreshës së Tatimeve në Vlorës, flet babai

Makina e drejtoreshës së Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko, është djegur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së ditës së diel.

Burime bëjnë me dije se makina e drejtoreshës ka qenë e parkuar në garazh në momentin që u përfshi nga flakët.

Papraprakisht policia dyshon se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme dhe ndaj grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve.


Në lidhje me ngjarjen ka folur dhe babai i drejtoreshës, Muhamet Çota, i cili tregon dinamikën e ngjarjes.

Çota tha se nga kamerat e sigurisë është filmuar një person i maskuar që hyn në garazhin e pallatit, spërkat me benzinë makinën dhe më pas i vendos flakën.

Ai theksoi se vajza e tij nuk ka konflikte me njeri, ndaj dyshon se zjarrvënia e qëllimshme mund të jetë bërë për shkak të detyrës.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 e çerek në mbrëmje. Nga kamerat vërej që futet dikush në ambientet e gazrazhit, i hedh benzinë makinës dhe i vë flakën. Ishte i maskuar, me kapuç dhe kapele gri. Mbaroi punë dhe u kthye andej nga hyri. Na njoftoi një komshi që po konstatoj tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi, morëm dhe një kovë me ujë që të shuanim flakët. Zbresim poshtë dhe shohim makinën. Njoftuam policinë dhe zjarrfikësen, të cilët erdhën në kohë. Makina është e vajzës time. Hasmëri s’kemi, është vetëm për shkak të detyrës”, tha Muhamet Çota.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori