LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë këmbësorja që u godit nga një motoçikletë në Prishtinë

Ndërron jetë këmbësorja që u godit nga një motoçikletë në Prishtinë

Ka ndërruar jetë këmbësorja që u godit të dielën nga një motoçikletë në Prishtinë.

Policia njofton se viktima, 68 vjeçare nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.


“Mbrëmë në ora 20:25, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vdekjen e viktimës N.L, femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK.

Policia bën të ditur se ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë.

Ndryshe, policia më herët ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:25, ndërsa ngasësi i motoçikletës ka ikur nga vendi i ngjarjes./Telegrafi/