Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të ketë takim në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron shkruajnë mediat në Serbi.
Madje “Danas” shkruan se “në momente të vështira politikisht për Serbinë e paralajmëruar nga presidenti i saj ai po shkon për një vizitë dyditore në Paris”.
Mediat thonë se ata do të diskutojnë për disa tema si industria ushtarake, inteligjenca artificiale por edhe tema tjera nga fusha e ekonomisë.
Por, aty do të ketë edhe tema politike.
“Dhe aty ku ka bashkëpunim ekonomik dhe çfarëdo tjetër, ka edhe politikë, kështu që do të diskutohet patjetër pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, rezoluta për Srebrenicën në OKB, raporti me Rusinë dhe integrimet evropiane”, shkruan Danas.
Në fjalimin e fundit për publikun në Serbi, sipas këtij mediumi, Vuçiq deklaroi se nuk pret shumë për sa i përket Këshillit të Evropës, sepse Macronit i janë lidhur duart, por beson se Franca do të shprehë qëndrimet miqësore për të ndihmuar me aq sa mundet.
Sipas mediumit, Vuçiq ka deklaruar javën e kaluar se disa vende që e njohën pavarësinë e Kosovës mund të mos e mbështesin atë në Asamblenë Parlamentare dhe se nuk do të jetë vetëm Hungaria.
Por, a mund të jetë Franca njëra nga to?
Ish-ambasadori i Serbisë në Francë Radomir Dikliq thotë për këtë medium se Macron ka përgatitur një trajtim të veçantë për Vuçiqin këtë herë.
“Presidenti francez nuk pret shumë shpesh në darkë private. Të gjitha këto janë sinjale se Franca dhe Macron kujdesen për suksesin e vizitës. Por kush e sheh suksesin. Nëse Vuçiq mendon se Franca do ta mbështesë Serbinë në OKB ose se do të jetë kundër hyrjes së Kosovës në Këshillin e Evropës, mendoj se gabon. Këto janë tema rreth të cilave ka një konsensus brenda Bashkimit Evropian dhe është e vështirë të imagjinohet se Franca do të jetë ajo që do të shkelë konsensusin”, beson Dikliq shkruan ky medium.
Ndryshe Kosova i ka edhe dy faza të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, e para është në Asamblenë Parlamentare të këtij institucioni dhe pastaj votimin final nga Këshilli i Ministrave. Këtë e ka shpjeguar edhe zëvendësminitri i MPJD-së Kreshnik Ahmeti në një intervistë në emisionin “Përballje”.
Në anën tjetër Serbia ka filluar një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion madje ka ngritur edhe ekip special për këtë.
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë se është distancuar nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Në ekzekutivin kosovar, thonë se lobimi aktiv i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe letra e kryeministres serbe, Ana Brnabiq drejtuar Bashkimit Evropian, e kanë sulmuar marrëveshjen në dy pikat e saj qendrore që do t’ia pamundësojnë zbatimin e saj.
Gjithashtu Kosova i ka kërkuar sqarim BE-së për heshtjen ndaj shkeljeve të marrëveshjeve nga Serbia.
Themelimi i grupit nga Beogradi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Ekzekutivi kosovar e konsideron shkelje edhe të shkronjës, por edhe frymës së marrëveshjes./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Risteski: Kemi kompletuar Komisionin për Mbrojtje nga Konkurrenca, do të shohim cilat janë dobësitë e ligjit për praktika të padrejta tregtare
Shet veturën e vjedhur jashtë vendit, arrestohet një 35-vjeçar në Kaçanik
Bedri Hamza në Istog: Le të bashkohemi edhe më shumë, sepse Kosova mundet ma mirë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit