LAJMI I FUNDIT:

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon se kur vendi i tij mund të fillojë një kundërofensivë të re

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon se kur vendi i tij mund të fillojë një kundërofensivë të re

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka njoftuar se Ukraina pret që Rusia të intensifikoj përpjekjet e saj në ofensivë gjatë pranverës apo edhe në fillim të verës, duke sulmuar fillimisht në afërsi të Donetskut.

Këto komente kryespiuni ukrainas i bëri gjatë intervistave dhënë për televizionet gjermane ARD dhe Deutsche Welle, transmeton Telegrafi.

“Ata (Forcat e Armatosura të Rusisë) do të lëvizin tutje drejt Chasovyi Yar. Do të lëvizin drejt qytetit të Pokrovskut – pikë strategjike”, tha Budanov.


Në të njëjtën kohë, kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës bërë të ditur se nuk pret të ketë ndryshime të mëdha në vijën e frontit, para se të fillojë ofensiva ruse.

Operatorët ukrainas të dronëve janë bërë makth për ushtarët e Vladimir Putinit
Lexo po ashtu Operatorët ukrainas të dronëve janë bërë makth për ushtarët e Vladimir Putinit

“Situata është e rëndë, por gjithçka e kemi nën kontroll”, shtoi ai.

Ndryshe nga shumica e ekspertëve ushtarakë që kanë këndvështrime të ndryshme, Budanov nuk e përjashton mundësinë e një kundërofensive të re të ukrainasve gjatë këtij viti.

Duke mos dashur të zbulojë detaje për këtë temë, ai tha se përgjegjësia për këtë bie mbi Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase.

E krejt për fund theksoi nevojën për furnizime shtesë me sisteme artilerike dhe municion të bollshëm për të ndalur sulmet ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë

Vritet guvernatori rus, viktima e rangut më të lartë të luftës në Ukrainë

Evropa
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kalo në kategori