LAJMI I FUNDIT:

A ia ka dërguar ajo dronin Romeos? Vesa zbulon të vërtetën

A ia ka dërguar ajo dronin Romeos? Vesa zbulon të vërtetën

Këngëtarja Vesa Smolica, e ftuar në një program televiziv, ka folur pas eliminimit të saj nga “Big Brother VIP Albania”, ku ndër të tjera ajo sqaroi edhe raportin e saj me Romeon, duke zbuluar se dronin “VeRo”, e ka dërguar ajo.

Gazetarja: Është folur për raportin tënd me Romeon, para dasmës i ke dërguar atij një dron. Nga “HeRo” ishte “VeRo”.


Ilnisa Agolli eliminohet nga Big Brother VIP Albania, Meritoni mes lotësh vazhdon garën
Lexo po ashtu Ilnisa Agolli eliminohet nga Big Brother VIP Albania, Meritoni mes lotësh vazhdon garën

Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet. Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar. E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar. Ky është mesazhi i vetëm.

“Unë humba, por fitova mjaftueshëm” - Ilnisa e emocionuar, flet për lojën dhe lidhjen me Meritonin
Lexo po ashtu “Unë humba, por fitova mjaftueshëm” - Ilnisa e emocionuar, flet për lojën dhe lidhjen me Meritonin

Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?

Vesa: Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi. Nuk kam dashur të lidh dronin me të. Si një ish-e dashur atëherë e Romeos ka mundur të xhelozojë. Kanë diskutuar brenda shtëpisë.

Vesa tregoi gjithashtu se është shumë e lumtur për çiftin, dhe se kur të bëjnë dasmën e vërtetë jashtë “do i këndojë te dasma e tyre”. /Telegrafi/