LAJMI I FUNDIT:

Arsenali futet në garë për shërbimet e yllit të Barcelonës i cili mund të largohet në verë

Arsenali futet në garë për shërbimet e yllit të Barcelonës i cili mund të largohet në verë

Barcelona pritet që të bëjë një numër të madh shitjesh gjatë afatit kalitmar veror, teksa disa lojtarë të ekipit të parë pritet që t’i japin lamtumirën klubit.

Blaugranasit mund të shesin edhe lojtarë nga akademia, ndërsa kandidati kryesor për shitje është padyshim Mikayil Faye i cili ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve të mëdha evropiane.

Çmimi i Fayes është rritur dukshëm gjatë muajve të fundit, dhe ai tashmë është shumë afër që të marrë ftesën nga Xavi për të luajtur në ekipin e parë.


Sidoqoftë, duke marrë parasysh numrin e madh të lojtarëve në mbrojtje, Faye mund të largohet për çmimin e duhur.

Manchester United dhe Bayer Leverkuseni janë përmendur si dy klubet që kanë shfaqur interesim konkret për Fayen, dhe tani sipas Calciomercatos, edhe Arsenali është futur në garë për shërbimet e 19-vjeçarit.

Barcelona pritet që të marrë një vendim për të ardhmen e senegalezit gjatë javëve apo muajve në vazhdim.

Ajo që është e sigurtë është se ai nuk do të vazhdojë me Barca Athletic për seoznin 2024/2025, kështu që ai ose do të bëhet pjesë e ekipit të parë, ose do të shitet. Në rast se ndodh kjo e dyta, blaugranasit do të tentojnë që të futin klauzolën e blerjes, kështu që mund të kenë ende pak kontroll mbi të ardhmen e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Arne Slot tashmë ka arritur diçka tek Liverpooli që asnjë trajner nuk e ka bërë në histori të klubit

Premier League
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League
Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

Barcelona në ‘gjah’ për një portier të ri – fut yllin polak të Ligue 1 në listën e dëshirave

La Liga
Kalo në kategori