LAJMI I FUNDIT:

Rastet e rënda të vitit 1995, pasi i thërriste taksistët për të shkuar në një destinacion i godiste me thikë – ekstradohet Ervin Shahini nga Koreja e Jugut në Shqipëri

Rastet e rënda të vitit 1995, pasi i thërriste taksistët për të shkuar në një destinacion i godiste me thikë – ekstradohet Ervin Shahini nga Koreja e Jugut në Shqipëri

Është finalizuar me sukses ekstradimi i një shtetasi të Shqipërisë i cili ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale, saktësisht për vrasje dhe plagosje me thikë të personave që punonin si taksistë.

Në njoftim thuhet se operacioni është realizuar falë bashkëpunimit të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme dhe autoriteteve policore të Koresë së Jugut.

“Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe homologëve, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit me qëllim kapjen dhe ekstradimin drejt vendeve reciproke të të kërkuarve e shumë të kërkuarve, është bërë i mundur finalizimi i operacionit të ekstradimit nga Seuli/Republika e Koresë drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes.

Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:

më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.;

më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S. H.;

më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;

më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë.

Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)), u finalizua operacioni policor i koduar “Suporti”, gjatë të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin, i shtetasit Ervin Shahini, 50 vjeç dhe në kuadër të operacionit “Suporti”,  ky shtetas u ekstradua drejt vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori