LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri për trafikun dhe gjobat, regjistrimi i popullsisë dhe plani 6-miliardë euro i BE-së për Ballkanin Perëndimor – top lajmet e javës

Ligji i ri për trafikun dhe gjobat, regjistrimi i popullsisë dhe plani 6-miliardë euro i BE-së për Ballkanin Perëndimor – top lajmet e javës

Gjatë javës që po lëmë, saktësisht më 3 prill 2024 në Kosovë ka hy në fuqi Ligji për trafikun, ku parashihen gjoba të larta dhe masa të ashpra për ata që nuk respektojnë rregullat.

Ndërkaq, po gjatë javës ka nis një proces tejet i rëndësishëm për shtetin, ai i regjistrimit të popullsisë. Procesi ka nisur të premten, më 5 prill dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj.

Zhvillime ka pasur edhe në Bashkimin Evropian përkitazi me Ballkanin Perëndimor. Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje të enjten për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor që parasheh 6 miliardë euro për rajonin.


Ligji për trafikun, masa e gjoba të ashpra për ata që nuk i respektojnë rregullat

Ligji i ri për trafikun rrugor parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion. Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.

Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga risitë në Ligjin për rregullat në trafik.

Neni 18

Shenjat ndriçuese të trafikut

Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 150 euro, shoferi i cili nuk ndalet në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë. Atij i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 3 muajsh, si dhe 3 pikë negative. Identifikimi dhe dëshmia bëhen përmes pajisjes apo aparatit përkatës, si dhe nga persona të autorizuar.

Këmbësori i cili nuk ndalet në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 50 euro.

Neni 188

Përdorimi i rripit të sigurisë

1. Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.

2. Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi.

3. Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 150 euro, shoferi i cili bart persona të mitur, respektivisht personi i moshës madhore, i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Për më shumë rreth gjobave lexoni tekstin këtu:

Regjistrimi i popullsisë, dënime nga 20 deri në 2000 euro për qytetarët që nuk regjistrohen

Të premten në Kosovë ka nisur regjistrimi i popullsisë, proces ky që do të zgjasë deri më datë 17 maj. E, qytetarët që nuk marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë do të dënohen nga 20 deri në 2000 euro.

Kësaj radhe regjistrimi do t’i nënshtrohet edhe diaspora.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

Nga data 5 prill deri më 10 prill 2024 punonjësit (regjistruesit) e regjistrimit do t’i vizitojnë zonat tuaja të banimit dhe banesat/shtëpitë më shumë për t’i shpërndarë materialet si: fletëpalosjen, letrën informuese dhe për t’u njoftuar me Zonën Regjistruese. Gjatë kësaj periudhe mund të zhvillohet ndonjë intervistë me ndonjë ekonomi familjare. Nga data 10 prill 2024 do të fillojë regjistrimi i përgjithshëm.

Lista Serbe: Populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë
Lexo po ashtu Lista Serbe: Populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovë

Intervista duhet të zhvillohet në objektin e banimit të ose në afërsi të banesës/shtëpisë së respodentit (qytetarit). Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme.

Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta.

Ndërkaq, të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat.

Në BE arrihet marrëveshja për planin 6 miliardësh për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje të enjten për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Plani përfshin periudhën nga 2024 deri në 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor, njofton Telegrafi.

Plani i Rritjes i BE-së, Varhelyi: Rajonit duhet t’i ndahen edhe 6 miliardë euro të tjera
Lexo po ashtu Plani i Rritjes i BE-së, Varhelyi: Rajonit duhet t’i ndahen edhe 6 miliardë euro të tjera

Ai do të plotësojë Instrumentin ekzistues për Asistencën e Para-Aderimit (IPA III), duke rritur ndjeshëm ndihmën financiare për partnerët në rajon, thuhet në njoftimin për media.

Ndërkaq, për miratimin formal të këtij plani duhet të votojë edhe Parlamenti Evropian.

Lajmi për marrëveshjen është konfirmuar edhe nga vet kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, raporton Telegrafi.

“Ne kemi një marrëveshje për Reformën dhe Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor! Ne po investojmë 6 miliardë euro për reforma dhe integrim gradual në tregun e përbashkët përpara anëtarësimit në BE. Zgjerimi është mjeti ynë më i fortë gjeopolitik. Të dyja palët janë fituese. Faleminderit ekipit, Karlo Ressler, Tonino Picula…”, shkruan ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori