LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka një opsion B nëse dështon transferimi i Bernardo Silvës – ai luan në La Liga

Barcelona ka një opsion B nëse dështon transferimi i Bernardo Silvës – ai luan në La Liga

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, thuhet se është i përfshirë në planifikimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, së bashku me drejtorin sportiv Deco.

Përkundër kësaj, Barcelona momentalisht nuk është duke punuar për transferimin e njërit prej lojtarëve që Xavi ‘e do’ shumë.


Krahas thashethemeve se Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Manchester Cityt, Bernardo Silva, blaugranasit duket se kanë kthyer vëmendjen e tyre tek mesfushori i Villarrealit, Alex Baena.

Gazetari Matteo Moretto ka konfirmuar se Barcelona e ka konsideruar mundësinë për të nënshkruar me spanjollin edhe në të kaluarën, teksa ka shtuar se Xavi është ‘i dashuruar’ me talentin e tij.

Megjithatë, klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë eurosh me shumë mundësi do të jetë pengesa kryesore e blaugranasve, dhe madje edhe nëse Villarreali pranon që të negociojë për uljen e çmimit, do të ketë oferta edhe nga Liga Premier, të cilët janë më të fuqishëm në aspektin financiar.

Lamine Yamal: Shpresoj të bëhem legjendë e Barcelonës një ditë
Lexo po ashtu Lamine Yamal: Shpresoj të bëhem legjendë e Barcelonës një ditë

Këtë sezon, Baena ka regjistruar statistika mjaft impresive, duke shënuar 5 gola dhe duke dhuruar 13 asistime në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Baena është gjithashtu asistuesi më i mirë në elitën e futbollit spanjoll me nëntë asistime, një më shumë se Robert Lewandowski dhe Nico Williams.

22-vjeçari falë paraqitjeve të tij të mira kishte marrë ftesën nga Spanja në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ishte ftuar përsëri në mars./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Kampioni i Malit të Zi, Deçiqi, hoqi yllin e kuq nga stema dhe ndërroi ngjyrat, shtohet emri shqiptar

Ligat tjera
Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Euro 2024

Përfaqësueset
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga

"Plotësova një ëndërr" - Kvaratskhelia ndali festën në gjysmë për ta përshëndetur Ronaldon, në fund mori fanellën e tij

Përfaqësueset
Kalo në kategori