Leo Messi u përplas me trajnerin e rivalëve në tunel pas ndeshjes ndaj Monterrey
Inter Miami u mposht nga Monterrey i Meksikës me rezultat 2-1 në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve CONCACAF, me mesin që ka pasur konflikt verbal me gjyqtarët dhe trajnerin e skuadrës mike.
Interi arriti të kalonte në epërsi, por pas përjashtimit të mesfushorit David Ruiz në minutën e 65-të, mysafirët e kthyen rezultatin.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 11 prill në Meksikë.
Për shkak të problemeve me lëndimin, Leo Messi nuk e ndihmoi Interin në fushë, por ndeshjen e ndoqi nga stadiumi dhe sipas mediumit AS, argjentinasi ishte shumë i pakënaqur me gjykimin e ndeshjes.
Sipas pretendimeve të tyre, delegacioni i Inter Miami, ku bënin pjesë Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe trajneri Tata Martino, kundërshtuan gjyqtarët pas ndeshjes dhe më pas u përplasën me stafin rival në tunel.
Messi dhe ndihmës trajneri i vizitorëve, Nico Sanchez dyshohet se janë përplasur më shumë dhe CONCACAF tashmë ka nisur një hetim ndaj tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251