LAJMI I FUNDIT:

Lloga-Stirk: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike

Lloga-Stirk: Të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor të sillen në nivelin më të lartë dhe të sigurojnë zgjedhje të ndershme dhe demokratike

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga u takua me Gillian Stirk, Shef i misionit të për të vëzhguar zgjedhjet e ardhshme i OSBE-Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Në takim, theksojnë nga atje, Lloga u njoftua me aktivitetet e planifikuara të misionit, i përbërë nga 12 ekspertë ndërkombëtarë, 20 vëzhgues afatgjatë dhe 300 vëzhgues afatshkurtër, të cilët do të mbërrijnë në vend një ditë para votimit.

Nga MD thonë se ambasadori Stirk njoftoi se ekipi i ekspertëve do të punojë për çështje që kanë të bëjnë me administratën, financimin politik, financimin e fushatës, si dhe do të monitorojnë mediat.


Lloga e informoi ambasadorin Strik për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë në periudhën e kaluar për të mundësuar një proces të drejtë zgjedhor. Bëhet fjalë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilin janë inkorporuar një pjesë e madhe e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, si dhe mbrojtjen që e jep Kodi Penal, i cili përmban një kapitull të veçantë të dispozitave me të cilat kriminalizohen veprat kundër zgjedhjeve dhe votimit. Mbetet sfidë për institucionet që gjatë fushatës zgjedhore, të përballen me sukses me gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme.

“Jam i bindur se legjislacioni ligjor është në nivel të kënaqshëm për të pasur zgjedhje të drejta dhe demokratike. Pres që institucionet të kenë përgjegjësi të madhe dhe t’u përgjigjen me sukses dhe profesionalizëm të gjitha sfidave dhe detyrave për organizimin e një procesi zgjedhor demokratik me standarde të larta”, tha Lloga.

Nga atje u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor që të sillen në nivelin më të lartë sepse këto zgjedhje nuk janë fundi i botës, por një proces i cili e përcakton të ardhmen tonë dhe angazhimin për të qenë pjesë e BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori