LAJMI I FUNDIT:

Hoxhiq: Marrëveshja e Ohrit është shtylla e shoqërisë në Maqedoni

Hoxhiq: Marrëveshja e Ohrit është shtylla e shoqërisë në Maqedoni

Xhelal Hoxhiq nga Partia për Veprim Demokratik të Boshnjakëve tha se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është shtyllë e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut.

Ai në “Daily Click” në TV21 thotë se prej kësaj marrëveshje përfiton shumë edhe shteti.


“Marrëveshja kornizë është kualitet i shoqërisë maqedonase dhe prej saj përfitojnë të gjitha komunitetet dhe një përfitim të madh ka edhe vetë shteti, mendoj se është një shtyllë e shoqërisë në Maqedoni. Nëse i shtohet Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë, e cila duhet të na hapë dyert në BE, nëse kemi parasysh se ka zhvillime në rajon, se BeH ka marrë datën për negociata me BE-në.

Imagjinoni që Maqedonia të mbetet e bllokuar dhe BeH të nisë negociatat, diçka që ishte e paimagjinueshme 20 vjet më parë. Për vendin tonë ne duhet të sigurojmë vazhdimin e rrugës drejt BE-së dhe të ushqejmë marrëdhëniet ndëretnike brenda”, tha Hoxhiq.