LAJMI I FUNDIT:

Pas zjarrit në Nënstacionin ‘Prishtina 3’, rreth 10 mijë konsumatorë në kryeqytet pa rrymë

Pas zjarrit në Nënstacionin ‘Prishtina 3’, rreth 10 mijë konsumatorë në kryeqytet pa rrymë

Rreth 10 mijë konsumatorë në kryeqytet vazhdojnë të mos kenë rrymë që më shumë se tetë orë, si pasojë e një zjarri që ka kapluar Nënstacionin ‘Prishtina 3’ më 03.04.2024.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë.

Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike.


Dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha, ndërsa puna ekipeve të KEDS-it po vazhdon dhe do të vazhdojë deri në orët e vona.

“Pas inspektimeve të nevojshme në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it nga autoritetet relevante të Kosovës, ekipet e KEDS-it janë angazhuar menjëherë në pastrimin e ambienteve të përfshira nga zjarri dhe vlerësimin e gjendjes. Falë përkushtimit të më shumë se 50 punëtorëve të KEDS-it, përmes linjave alternative, furnizimi me energji elektrike është kthyer për 11,000 konsumatorë. Megjithatë, janë edhe rreth 10,000 konsumatorë të tjerë, të cilët vazhdojnë të mos kenë energji elektrike”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Zjarri në nënstacionin "Prishtina 3", një pjesë e kryeqytetit mund të mbetet pa rrymë deri nesër
Lexo po ashtu Zjarri në nënstacionin "Prishtina 3", një pjesë e kryeqytetit mund të mbetet pa rrymë deri nesër

Tutje thuhet se KEDS-i është duke i përmbushur të gjitha përgjegjësitë e veta dhe pret që KOSTT-i të aktivizojë transformatorin për të energjizuar daljet.

Si pasojë e zjarrit qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e situatës e cila mund të zgjasë deri nesër.

Kështu thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT).

Sipas KEDS, Nënstacioni “Prishtina 3”, furnizon kryesisht qendrën e qytetit të Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori