LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ndodhur kurrë më parë: Gabriel Jesus mund të bëjë histori në ndeshjen Arsenal-Luton

Nuk ka ndodhur kurrë më parë: Gabriel Jesus mund të bëjë histori në ndeshjen Arsenal-Luton

Gabriel Jesus mund të shkruajë histori në Ligën Premier në ndeshjen e Arsenalit kundër Luton Town.

Të mërkurën mbrëma, Topçinjtë kanë shansin për të rifituar vendin e parë në tabelën kur presin Lutonin në stadiumin Emirates.


Arsenali është aktualisht dy pikë prapa liderit Liverpool, i cili nuk luan deri të enjten mbrëma.

Zinchenko thotë se ai njihet me një bashkëlojtar te Arsenali më gjatë se me gruan e tij
Lexo po ashtu Zinchenko thotë se ai njihet me një bashkëlojtar te Arsenali më gjatë se me gruan e tij

Përpara ndeshjes mes Arsenalit dhe Lutonit, sulmuesi brazilian Jesus pritet të shkruajë histori.

Ditëlindja e Jesusit është në të njëjtën ditë me ndeshjen e Arsenalit kundër Lutonit.

Kur ai po luante për Manchester Cityn, Jesus shënoi në ditëlindjen e tij të 24-të kundër Leicester City, që do të thotë se ai mund të bëhej lojtari i parë që shënon një gol në Ligën Premier në ditëlindjen e tij për dy klube të ndryshme. /Telegrafi/