LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ul moshën e mobilizimit ushtarak me dy vjet, nga 27 në 25

Ukraina ul moshën e mobilizimit ushtarak me dy vjet, nga 27 në 25

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një ligj që ul moshën e mobilizimit ushtarak me dy vjet nga 27 në 25, shkruan BBC.

Kievi është përballur me humbje të mëdha në fushëbetejë pas dy vitesh luftë, ndërsa Rusia ka përfituar nga një avantazh i konsiderueshëm në fuqi punëtore.

Masa do të lejojë Ukrainën të thërrasë më shumë njerëz për të rimbushur rezervat e saj, pasi numri i vullnetarëve ka rënë. Zelensky tha në dhjetor se nevojiteshin 500,000 ushtarë të tjerë.


Edhe pse projektligji u votua nga deputetët në maj 2023, ai nuk hyri në fuqi sepse Zelensky nuk e nënshkroi atë.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shtyu presidentin të nënshkruante projektligjin të martën, megjithatë ai ka paralajmëruar më parë për planet që Rusia mund të ketë për të nisur një ofensivë pranverore ose verore këtë vit.

Nënshkrimi i projektligjit nga Zelensky mund të nënkuptojë përpjekjet e Ukrainës për të ndërtuar fortifikime të forta mbrojtëse në përgatitje për një ofensivë ruse.

Forcat ukrainase kishin shpresuar të merrnin përsëri pjesë të territorit të fituar nga Rusia, si dhe të ndërpresin linjat ruse të furnizimit në Krime.

Por pa epërsi ajrore dhe përballë mbrojtjeve ruse, kundërofensiva e Kievit u ndal në fillim të dimrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Evropa
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve

Rusët raportohet se kanë vrarë një rob australian që luftonte përkrah ukrainasve

Evropa
Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Azia
Kalo në kategori