LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i dëshmitarit bashkëpunues në Gjykatë – si ia kërkuan dhe si i dha 3 mijë euro për subvencionet në bujqësi

Rrëfimi i dëshmitarit bashkëpunues në Gjykatë – si ia kërkuan dhe si i dha 3 mijë euro për subvencionet në bujqësi

Gjykimi për rastin e njohur si “Subvencionet 1” ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit bashkëpunues, Agron Krasniqi, i cili në gjykatore ka rrëfyer se si kishte dhënë 3 mijë euro njërit prej të akuzuarve.

Në këtë rast të akuzuar janë 12 persona për marrje e dhënie ryshfeti lidhur me përfitimet e bujqve në subvencionet.

Luan Statovci, Sadat Shkodra, Sali Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nikovasi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Flrorim Nimanaj ishin prezent në sallën e gjykimit për të dëgjuar rrëfimin e dëshmitarit bashkëpunues.


Dëshmia e Agron Krasniqit kishte të bënte vetëm me të akuzuarin Sadat Shkodra.

Dëshmitari bashkëpunues, në seancën e së martës më 02.04.2023 tha se i akuzuari Sadat Shkodra i kishte kërkuar atij 3 mijë euro për të proceduar lëndën e tij për subvencione.

Dëshmitari rrëfeu se kishte zhvilluar gjithsej tre takime me tashmë të akuzuarin. Sipas tij, në takimin e tretë që kishte ndodhur në një objekt në Prishtinë, i kishe dhënë shumën prej 3 mijë euro të akuzuarit.

Takimi i parë që kishte ndodhur mes dëshmitarit bashkëpunues dhe të akuzuarit kishte qenë në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë, kur tashmë dëshmitari-bashkëpunues kishte shkuar që të kërkoj sqarim se pse nuk i ishte bërë pagesa për subvencione.

Në atë ditë, sipas dëshmitarit bashkëpunues, kishte ndodhur takimi i parë i tyre, ku pasi ia kishte shprehur hallin që e kishte, i akuzuari Shkodra dhe dëshmitari kishin dalë në kafe për të zhvilluar bisedime.

Në takimin që kishte ndodhur në kafe, dëshmitari bashkëpunues tha se i akuzuari Sadat Shkodra i kishte thënë Krasniqit që duhet të jepen 3 mijë euro për të kaluar vendimi për procedimin e pagesave, meqenëse dokumentacionet nuk i ke në rregull dhe sot është dita e fundit e kësaj faze.

Krasniqi deklaroi t’i kishte thënë të akuzuarit Shkodra që shumën prej 3 mijë euro, ta ndante në dy këste, por që i akuzuari nuk kishte pranuar ndarjen në dy pjesë të pagesës.

“U morëm vesh, bile i thash – A muj me t’i dhanë me dy pjesë, më tha – jo, ndash t’parën herë qeshtu’”- tha dëshmitari bashkëpunues para Gjykatës.

Dëshmitari-bashkëpunues tha se pasi ishin marrë vesh për shumën prej 3 mijë eurove, pas dy-tri ditë kishte pranuar vendimin nga institucioni për pagesën e subvencioneve.

“Po, pas dy tri dite më ka ardhë vendimi për pagesë edhe më ka dalë pagesa në bankën NLB, pasi më kanë dalë paret, e kam thirrë Sadat Shkodrën te “Royal Mall”, ky ka ardhë me golf 6, ia kam dhanë ato që ky i ka lyp, 3 mijë euro pare”- tha tutje dëshmitari.

Me përfundimin e këtij dëshmitari ka përfunduar edhe seanca e paraparë për sot, ku e njëjta pritet të vazhdoj më 25 prill të këtij viti.

Rasti i njohur si “Subvencionet 1” gjykohet nga trupi gjykues në përbërje prej Kujtim Krasniqi- kryetar, Lutfi Shala dhe Valon Kurtaj- anëtarë.

Prokuroria speciale kishte ngritur aktakuzë edhe për 15 persona, rast i titulluar si “Subvencionet 2”.

Ku për vepra të ngjashme penale, është duke u zhvilluar një proces gjyqësor ndaj disa personave ku ky rast është etiketuar si “Subvencionet 3”.

Prokuroria ka bërë me dije se më 23.11.2033, ka aktakuzë edhe ndaj disa personave i cili tashmë do të njihet si “Subvencionet IV”. Ndërsa më 21.03.2024 prokuroria ka njoftuar se tashmë do të ketë rast tjetër lidhur me veprime të  njëjta që rasti do të titullohet “Subvencionet V”.

KALLXO kishte siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin e “Subvencionet 1”, e cila është ngritur nga prokurori Rafet Halimi, në të cilen përshkruhet se mbi gjysmë milion euro subvencione ishin dhënë për mbjelljen e bimëve mjekësore e cila në realitet nuk kishte ekzistuar.

Përmes aktakuzës, Prokuroria pretendon se ka zbuluar afera të shumta korruptive me subvencione në të cilat ishin të përfshirë zyrtarë të shumtë të Agjencisë së Bujqësisë.

Sipas këtij organi, skema e korrupsionit ishte ndërtuar në atë formë që aplikuesit që hynin në marrëveshje me zyrtarët e AZhB-së, udhëzoheshin që të aplikonin për mbjelljen e bimëve mjekësore aromatike nga ku më pas vlera e subvencionit të fituar ndahej në mes tyre në përqindje të ndryshme të cilat shkonin deri në 70% për zyrtarët e AZhB-së.

Skema e përshkruar në aktakuzë tregon se aplikuesve që hynin në marrëveshje me zyrtarët e AZhB-së u siguroheshin në mënyrë të kundërligjshme certifikatat për bujqësi organike të cilat ishin si parakusht i përfitimit të subvencionit.

Aktakuza përshkruan se Luan Statovci, drejtor i pagesave në AZhB, qasej në lëndët e aplikuesve dhe fotografonte dokumentacionet e tyre e të cilat më pas i dërgonte përmes telefonit te vëllai i tij, Salih Statovci. Ky i fundit këto fotografi, sipas Prokurorisë, i dërgonte tek A.A., i cili në cilësinë e drejtorit të “Bio-Q-Check” lëshonte në mënyrë të kundërligjshme certifikata për bujqësi organike pa pasur ndonjë kontroll paraprak.

E gjithë kjo procedurë sipas organit ndjekës ndodhte pasi aplikuesit hynin në marrëveshje dhe bindeshin që t’i ndryshonin aplikacionet për subvencionimin e kulturave të tjera në aplikacionet për subvencionimin e mbjelljes së bimëve mjekësore.

Në këtë mënyrë ata akuzohen se u kanë mundësuar aplikuesve përfitim të kundërligjshëm dhe kanë dëmtuar mbi gjysmë milion euro buxhetin e vendit.

Sipas dosjes së prokurorisë të pandehurit Jeton Sylaj, Luan Statovci dhe Hasan Maxharraj, ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i autoritetit zyrtar”, kurse mbi Maxharrajn rëndon edhe akuza për “Mashtrim me subvencione”.

Mbi të pandehurin Luan Statovci rëndojnë edhe akuzat për “Marrje Ryshfeti“ në bashkëkryerje me Sadat Shkodrën, kurse Florim Nimonaj ngarkohet me “Dhënie ryshfeti”.

Për veprën “Falsifikim i Dokumenteve” ngarkohen të pandehurit Almir Abdurramani dhe Salih Statovci. Në këtë çështje Gjyqësore i akuzuar është edhe Sali Kelmendi për të cilin është veçuar procedura.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori