Parlamenti izraelit miratoi të hënën një ligj që i lejon qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu të bllokojë transmetimet e televizionit “Al Jazeera” në Izrael.
Ligji i lejon kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Kabinetit të Sigurisë të ndalojë për 45 ditë veprimtarinë e gazetarëve dhe të bllokojë sinjalin dhe transmetimet e televizionit shtetëror të Katarit Al Jazeera në Izrael.
Ky ndalim mund të ripërtërihet dhe do të jetë në fuqi deri në fund të korrikut, ose deri në fund të operacioneve të mëdha ushtarake në Rripin e Gazës.
Ministri i Komunikimit, Shlomo Karai, akuzoi Al Jazeera-n për inkurajim të armiqësive kundër Izraelit.
“Është e pamundur të tolerohet një media, me kredenciale shtypi nga zyra e shtypit e qeverisë dhe me zyra në Izrael, që të veprojë nga brenda kundër nesh, sigurisht në kohë lufte”, tha ai.
Sipas ligjit, qeveria mund të urdhërojë mbylljen e një televizioni, konfiskimin e pajisjeve, heqjen e kanalit nga ofruesit kabllorë dhe satelitorë dhe bllokimin e faqes së tij të internetit, njoftoi faqja izraelite e lajmeve Ynet.
Kritika nga organizatat e mediave
Organizata për lirinë e shtypit “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve” (Committee to Protect Journalists, CJS) deklaroi se është tejet e shqetësuar lidhur me planet e Izraelit për të bllokuar në Izrael sinjalin dhe transmetimet e televizionit shtetëror të Katarit Al Jazeera.
Drejtori i programit të CPJ-së, Carlos Martinez de la Serna, tha se “Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është thellësisht i shqetësuar lidhur me legjislacioni i ri që i jep qeverisë autoritetin për të mbyllur Al Jazeerën në Izrael”.
Martinez de la Serna shtoi se “Ligji i jep qeverisë fuqinë për të mbyllur çdo media të huaj që vepron në Izrael, gjë që paraqet një kërcënim të rëndësishëm për mediat ndërkombëtare brenda vendit. Ky hap kontribuon për një klimë vetëcensure dhe armiqësie ndaj shtypit, një prirje e cila është përshkallëzuar që kur filloi lufta Izrael-Gaza”.
Në anën tjetër, Al Jazeera, e quajti vendimin izraelit një “përshkallëzim” që “vjen si pjesë e një serie sulmesh sistematike nga Izraeli për ta bërë Al Jazeera të heshtë”.
Al Jazeera, i hodhi poshtë akuzat se ka dëmtuar sigurinë e Izraelit duke i quajtur ato “gënjeshtra të rrezikshme dhe qesharake” që vënë në rrezik gazetarët.
Al Jazeera, e cila raporton 24 orë në ditë gjatë gjithë luftës, i ka kritikuar ashpër operacionet ushtarake të Izraelit në Gazë.
Sipas këtij mediumi, autoritetet izraelite kanë vënë në shënjestër dhe vrarë qëllimisht disa nga gazetarët e saj, ndër ta edhe Samer Abu Daqa dhe Hamza AlDahdoh, të dy të vrarë në Gazë gjatë konfliktit.
Por Izraeli thotë se nuk vë në shënjestër gazetarët. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje