Poezi nga: Gregory Corso
Përktheu: Fadil Bajraj
Një poezi e ngadalshme e kuptimplote spontane
Jam 32 vjeç
dhe më në fund po e shikoj moshën time, nëse asgjë më tepër.
Është fytyrë e mirë ajo që më nuk është fytyrë çuni?
Duket më e mbushur. Dhe flokët e mi,
më nuk janë kaçurrela. A e kam hundën të madhe?
Buzët janë të njëjta.
Dhe sytë, ah sytë gjithnjë po më bëhen më të mirë.
32 vjeçar dhe pa grua, pa fëmijë; pa lëndime fëmijësh,
ama ende ka kohë.
Më nuk sillem hajvançe.
Dhe për shkak të kësaj më duhet të dëgjoj nga të ashtuquajturit miqtë e mi:
“Ke ndryshuar. Ke qenë aq i krisur aq madhështor.”
Ata nuk e ndien veten mirë kur jam serioz.
Le të shkojnë në Radio City Music Hall.
32; e kam parë gjithë Europën, kam takuar miliona njerëz;
kam qenë i mrekullueshëm për disa, i tmerrshëm për tjerët.
Më kujtohet ditëlindja e 31-të kur pata bërtitur:
“Sall për të kujtuar se do t’më duhet t’i jetoj edhe 31 vite tjera!”
Nuk e ndiej veten asisoj në këtë ditëlindje.
Po ndihem se dua të jem i urtë me flokë të thinjura në një bibliotekë të madhe
Në një kolltuk të rehatshëm pranë oxhakut.
Edhe një vit në të cilin s’kam vjedhur gjë prej gjëje!
Tash e 8 vite s’kam vjedhur gjë.
Kam hequr dorë nga vjedhja!
Ama ngandonjëherë ende gënjej,
Dhe ende jam i paturpshëm megjithatë i turpëruar kur më
duhet të kërkoj para.
32 vite dhe katër libra të rëndë të vërtet zbavitës të trishtueshëm të këqinj të
mrekullueshëm të poezisë
– bota m’i ka borxh një milion dollarë.
Kujtoj se i kam pasur 32 vite të çuditshme.
Dhe gjë s’varej prej meje, asnjëri prej tyre.
S’kam pasur zgjedhje mes dy rrugësh; edhe po qe se të kisha pasur,
Nuk dyshoj se do t’i zgjedhja që të dyjat.
Më pëlqen të mendoj se rasti e ka bërë të veten unë po ua përkujtoj.
Çelësi gjendet, mbase, në deklaratën time të patrembur:
“Unë jam shembull i mirë për një gjë të tillë që quhet shpirt.”
E dua poezinë sepse ajo më bën të dua
dhe ma paraqet jetën.
Dhe prej të gjitha zjarreve që shuhen në mua,
gjendet një që djeg sikur diell;
ndoshta s’do t’ma ndreq ditën e jetës sime personale,
shoqërimin tim me njerëz,
ose sjelljen time ndaj shoqërisë,
ama mua më thotë se shpirti im ka hije.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë
William Shakespeare dhe pesë mite për dramaturgun më të madh në histori
Libri për dhimbjen e trishtimin

Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker