Mbrëmjen e së dielës një aksident komunikacioni ka ndodhur në Ferizaj ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Telegrafin se nga dy veturat e aksidentuara njëra është me targa të huaja.
“Me datën 31.03.2024 rreth orës 19:40 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja”.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt.
“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy veturat, lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore”, ka thënë Veseli.
Njësia përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton mbi shkaqet e aksidentit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit, orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251