LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Turqi, opozita po udhëheq në votat për të drejtuar Stambollin dhe disa qytete të tjera

Zgjedhjet në Turqi, opozita po udhëheq në votat për të drejtuar Stambollin dhe disa qytete të tjera

Partia kryesore opozitare e Turqisë është në avantazh në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Stambollin, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Kryetari opozitar i Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili fitoi qytetin në vitin 2019, tha se ishte “shumë i lumtur” deri më tani.

Një vit pasi Rexhep Tajip Erdogan fitoi një mandat të tretë si president, ai e ka bërë synimin e tij të rifitojë qytetin ku u rrit dhe u bë kryetar bashkie.


Siç vë në pah BBC, opozita laike nacionaliste është gjithashtu shumë përpara në kryeqytetin Ankara.

Mansur Yavas gjithashtu fitoi qytetin nga Partia AK e zotit Erdogan pesë vjet më parë.

Yavas dhe kolegu i tij i partisë në Stamboll, Imamoglu shihen si kandidatë të mundshëm për të kandiduar për presidencën në vitin 2028.

Presidenti Erdogan udhëhoqi fushatën zgjedhore të partisë së tij, duke premtuar një epokë të re në megaqytetin e Turqisë me pothuajse 16 milionë banorë.

Por me më shumë se gjysmën e votave të numëruara në Stamboll, zoti Imamoglu i CHP ishte nëntë pikë përpara rivalit të tij të AKP.

Në Ankara, kryebashkiaku i CHP, Mansur Yavas kryesonte me një diferencë shumë më të madhe, por me më pak vota të numëruara.

Në mënyrë domethënëse, partia e tyre ishte gjithashtu përpara në shumë nga qytetet e tjera të mëdha të Turqisë, duke përfshirë Izmirin dhe Bursën, dhe Antalian.

Partia AK e zotit Erdogan pati më shumë sukses në zonat e juglindjes së shkatërruar nga tërmeti i dyfishtë i shkurtit 2023. Ishte përpara në qytetet Kahramanmaras dhe Gaziantep.

Rreth 61 milionë votues turq kishin të drejtë të merrnin pjesë në zgjedhjet e së dielës dhe pjesëmarrja u vlerësua në më shumë se 76% në 81 provincat e vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Toka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori