LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Barcelonës po refuzon largimin nga klubi, kjo mund t’i shkaktojë probleme të mëdha blaugranasve

Ylli i Barcelonës po refuzon largimin nga klubi, kjo mund t’i shkaktojë probleme të mëdha blaugranasve

Periudha e Raphinhas tek Barcelona ka qenë mjaft e pazakontë. Ai asnjëherë nuk e ka pasur mundësinë të jetë një startues i rregullt nën urdhrat e Xavit, pasi tekniku spanjoll preferoi Ousmane Dembelen sezonin e kaluar, ndërsa këtë edicion Lamine Yamal është i paprekshëm në formacion.

Krahas kësaj, Raphinha ka vazhduar me statistika mbresëlënëse dhe forma e tij e mirë vazhdoi edhe këtë vikend ku shënoi golin e vetëm të Barcelonës në fitoren minimale ndaj Las Palmas.

Kjo nuk ishte hera e parë që braziliani bën një hap para kur ekipi ka nevojë për të, ani pse kjo nuk do ta ndalojë Barcelonën që të tentojë shitjen e tij këtë verë.


Për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare, Barcelona duhet të bëjë një numër të madh shitjesh këtë verë.

Raphinha është në krye të listës për arsye të ndryshme, sepse ai nuk është startues i rregullt dhe ka një vlerë të lartë të kartonit. Sidoqoftë, siç raporton mediumi Sport, 27-vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet.

“Ne përfunduam duke vuajtur”, Xavi u dërgon mesazh të qartë Lewandowskit, Yamal, e të tjerëve
Lexo po ashtu “Ne përfunduam duke vuajtur”, Xavi u dërgon mesazh të qartë Lewandowskit, Yamal, e të tjerëve

Ngurrimi i brazilianit për tu larguar nga Barcelona mund t’i shkaktojë probleme blaugranasve në verë, pasi ata mund të detyrohen të shesin lojtarë të tjerë.

Kjo gjithashtu do t’i zhgënjente edhe klubet nga Liga Premier dhe Arabia Saudite, pasi klube nga të dyja ligat kishin shfaqur interesim serioz për shërbimet e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Raphinha zbulon se kush ishte personi kryesor që e bindi të qëndrojë tek Barcelona

Raphinha zbulon se kush ishte personi kryesor që e bindi të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

La Liga
Kalo në kategori