LAJMI I FUNDIT:

Llapi shkatërron Lirinë dhe bëhet lider në Superligën e Kosovës

Llapi shkatërron Lirinë dhe bëhet lider në Superligën e Kosovës

Llapi ka arritur të shënojë fitore ndaj Lirisë me rezultat 3-0 në kuadër të javës se 27-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e dinin që në rast fitoreje në këtë ndeshje do të dilnin në vendin e parë, pas rezultateve të djeshme të Ballkanit dhe Dritës.


Me të filluar takimi, Leotrim Bekteshi arriti të shënojë për 1-0, duke ia bërë më të lehtë skuadrës.

Vetëm pak minuta më pas, Adem Maliqi shënoi për 2-0 në minutën e 17-të.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën të besuarit e Tahit Batatinës siguruan fitoren.

Ishte Muhamet Hyseni që arriti të shënojë në minutën e 66-të për 3-0.

Pas këtij goli të tjerë më nuk kishte dhe Llapi mori fitoren e 16-të sezonale.

Tani me 54 pikë është lider në Superligën e Kosovës, me një pikë më shumë se Ballkani dhe tri më shumë se Drita. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore