LAJMI I FUNDIT:

Mbi një mijë arrestime në bastisjet e vazhdueshme të drogës në Francë

Mbi një mijë arrestime në bastisjet e vazhdueshme të drogës në Francë

Policia franceze ka arrestuar 1,738 persona në bastisjet e shumta në kërkim të drogës dhe tregtarëve të saj.

“Ne do vazhdojmë operacionet kundër drogës. Trafiku i drogës duhet të çrrënjoset”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmain.


Bëhet e ditur se gjatë 10 ditëve të fundit janë konfiskuar 2.4 milionë euro dhe janë sekuestruar 150 kilogramë drogë, kryesisht kokainë dhe heroinë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Darmain ka njoftuar se vetëm në Paris dhe lagjen Seine-Saint-Denis në verilindje të kryeqytetit janë arrestuar më shumë se 300 persona.

Ndryshe, bastisjet e policisë të quajtura “Tidy Place” janë pjesë e një strategjie të nisur verën e kaluar me qëllim eliminimin e rreth 4,000 pikave të shitjes së drogës në vend.

Bëhet e ditur se policia është vendosur në lokacione të ndryshme përkatëse në qytete për të arrestuar tregtarët e drogës dhe për t’i penguar ata të fillojnë sërish biznesin e tyre disa metra më tutje.

Kjo pasi bandat e drogës janë mjaft aktive dhe herë pas here ndodhin edhe përleshje të dhunshme midis tyre, të cilat dërgojnë në vdekjen e kalimtarëve të pafajshëm. /Telegrafi/