LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj kujton të rënët e fshatrave Opterushë e Retijë, thotë se aleanca me ShBA-në dhe vendet e NATO-s është partneritet strategjik

​Haradinaj kujton të rënët e fshatrave Opterushë e Retijë, thotë se aleanca me ShBA-në dhe vendet e NATO-s është partneritet strategjik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e fshatrave Opterushë e Retijë të Rahovecit.

Haradinaj ja thënë se Rahoveci ishte vatër e rezistencës dhe organizimit të luftës për liri.


“Rahoveci me rrethinë ishte vatër e rezistencës dhe e organizimit të luftës për liri. Në fshatrat si Opterushë e Retijë, shpirti i qëndresës është i përjetësuar. Ato mbesin në kujtesën historike si simbole të guximit dhe përkushtimit për Atdheun. Bashkë me kryetarin Smajl Latifi, bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, kujtuam dëshmorët dhe martirët e këtyre fshatrave, që me sakrificën e tyre dëshmuan vullnetin e shqiptarëve për drejtësi dhe të drejtën për të jetuar të lirë nga shtypja”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së ka shtuar se aleanca me ShBA-të dhe NATO-n, është zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

“Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik; është një zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm.

Në frymën e atyre që kanë shkuar para nesh, të ripërtërijmë përkushtimin tonë për Kosovën në NATO, Kosovën shtyllë të lirisë, drejtësisë dhe zhvillimit. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona. Kjo është detyrë, privilegj dhe nder për ne. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kalo në kategori