Vendim historik nga Federata Italiane e Futbollit, futbollistët shqiptarë nuk do të konsiderohen të huaj
Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme, në veçanti për futbollistët shqiptarë.
Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra-komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.
Në lidhje me këtë çështje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka njoftuar se Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshëm t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.
Njoftimi i Dukës erdhi nga profili i tij privat në rrjetin social Faceboolk, ku tregoi se kjo do të jetë një mundësi e mirë për futbollistët shqiptarë.
Postimi pa ndërhyrje i Armand Dukës
Një vendim historik, një lajm i mirë për futbollistët dhe futbollin shqiptar, që vjen edhe pas diskutimeve në janar me presidentin e FIGC, Gabriele Gravina.
Komiteti Ekzekutiv në Federatën Italiane të Futbollit ka vendosur që t’i konsiderojë futbollistët shqiptarë si vendas në sezonin 2024-2025.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për futbollistët shqiptar, që të kenë mundësinë të garojnë në një prej kampionateve më të forta në Europë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251