LAJMI I FUNDIT:

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë
Foto: Ilustrim

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:50 në rrugën “Robert Dolle”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull kosovar  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/