LAJMI I FUNDIT:

Hamza, Kurtit: PDK-ja është e gatshme, hajde shkojmë në zgjedhje

Hamza, Kurtit: PDK-ja është e gatshme, hajde shkojmë në zgjedhje

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është pa rezultate.

Hamza në Klan Kosova ka thënë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.


Ai pati edhe një mesazh për Albin Kurtin.

“Hajde”, tha Hamza duke e ftuar Kurtin për zgjedhje.

“Kryetari i Partisë Demokratike e ka thënë qartë, ka propozuar edhe datë, ka propozuar muajin qershor si muaj optimal për të shkuar në zgjedhje”, tha ai.

Hamza ka folur edhe për shifrat për zhvillim ekonomik.

Ai nuk është pajtuar me shifrat e qeverisë në lidhje me këtë, duke thënë se kemi një përkeqësim të deficitit tregtar.

Hamza gjithashtu u shpreh se deficiti tregtar është rritur në nivel prej 52 përqind, ku sipas tij, asnjëherë si përqindje nuk ka qenë më e lartë.

“Nëse e shikojnë deficitin tregtar, kemi një përkeqësim të deficitit tregtar, nëse i shikojmë eksportet në raport me vitin paraprak, kemi një rënie të eksporteve prej 6.2 përqind në vitin 2023 në raport me vitin 2022 dhe nëse e shikojnë indeksin e transparencës, nuk është ai përmirësim të cilit iu referua z.Kurti”.

“Shifrat e sakta janë që eksportet kanë rënë në raport me vitin paraprak në vitit 2023 me 6.2 për qind, deficiti tregtar është rritur në nivel prej 52 përqind, asnjëherë si për qindje nuk ka qenë më e lartë deficiti tregtar. Numri i të punësuarve nëse i referohemi nëpër vite, del që realisht ne kemi një numër që nuk korrespodon me ato shifra që i treguan”, u shpreh Hamza.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori