LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Prishtinë, rasti po hetohet

Të shtëna me armë në Prishtinë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Pas disa të shtënave me armë zjarri nga persona të panjohur policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:50, në Prishtinë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, dhe vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës hetimor. /Telegrafi/