LAJMI I FUNDIT:

Grabitje e armatosur në një këmbimore në Ferizaj – hajni dyshohet se mori rreth 30 mijë euro

Grabitje e armatosur në një këmbimore në Ferizaj – hajni dyshohet se mori rreth 30 mijë euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një këmbimore të mërkurën rreth orës 12:20 ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.


Ai bëri të ditur se dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistolet) ka arritur të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.

“Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje.

Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Veseli ka shtuar se në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime.

“Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori