LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri i lumtur me golin dhe fitoren që i dha Zvicrës: Gjithmonë më pëlqen të shënoj për Kombëtaren

Shaqiri i lumtur me golin dhe fitoren që i dha Zvicrës: Gjithmonë më pëlqen të shënoj për Kombëtaren

Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë vendimtar për Zvicrën e tij, duke shënuar gol në miqësoren ndaj Irlandës së Veriut, ku helvetikët fituan në udhëtim me rezultat minimal 0-1.

Ylli kosovar ka realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë duke i siguruar Zvicrës një fitore të madhe.


Për Zvicrën kjo ishte fitorja e parë që nga muaji shtator, derisa Xherdan Shaqiri ka folur pas ndeshjes.

“Si ekip vendosëm të fitonim sot. Shënuam një gol dhe nuk pranuam asnjë. Tani mund të shkojmë në shtëpi nga kjo kohë e kombëtares me një ndjenjë të mirë”, tha Shaqiri që foli edhe për golin nga gjuajtja e lirë.

“Po, gjuajtjet e mia të gjata gjatë nxehjes ishin vërtet shumë të mira (qesh). Shpresoja për një shans për të gjuajtur menjëherë, por nuk pati një të tillë. Më vjen mirë që goditja e lirë shkoi dhe munda të jepte një kontribut të rëndësishëm në fitore”, tha Shaqiri.

Për gjilanasin ky ishte goli numër 30 me fanellën e Zvicrës.

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë
Lexo po ashtu Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

“30. Një numër i bukur. Gjithmonë më pëlqen të shënoj gol për kombëtaren e Zvicrës. Por nuk ka asnjë festë të madhe, asnjë festë – për fat të keq më duhet të kthehem nesër”, u shpreh sulmuesi gjilanas.

32-vjeçari ka zhvilluar deri më tani 121 ndeshje me fanellën e Zvicrës që nga viti 2010 kur ka debutuar, derisa përveç 30 golave ka dhuruar edhe 34 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Gjyqtari përdori një rregull që pak kush e njeh në boks gjatë humbjes së Furyt nga Usyk

Boks
Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Davide Ancelotti duket se po largohet nga Real Madridi - ka ofertën në tavolinë

Ligue 1
Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Ka dyshime se Guardiola dhe De Bruyne kanë gjetur klubin e ri - do të shkojnë atje së bashku në vitin 2025

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin - përveç një lojtari

Premier League
Kalo në kategori