LAJMI I FUNDIT:

Dritarja Grow e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Dritarja Grow e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

GROW Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbra ka për qëllim të mbështesë qasjen në financa duke mbështetur institucionet e regjistruara financiare (IRF-të), për financimet që ato do t’i bëjnë në fushën e energjisë së ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë.

GROW – Dritarja e Rimëkëmbjes dhe Mundësive të Gjelbra, ka për qëllim të mbështesë investimet që rrisin efikasitetin e konsumit të energjisë dhe gjenerimit të energjisë për vet konsum nga burimet e ripërtërishme, për NMVM-të. Duke ndarë rrezikun kreditor me bankat partnere, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ndihmon përmirësimin e kushteve të kreditimit dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre ndërmarrjeve.

Kreditë që mund të përfitojnë nga skema garantuese GROW duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Shuma maksimale e kredisë është 3,000,000 euro.

Shuma minimale e kredisë është 3,000 euro.

Shuma maksimale e ekspozimit kreditor është 1,000,000 euro.

Shuma maksimale e garancisë është 500,000 euro.

Maturitet i kredisë së garantuar deri 84 muaj.

Qëllimi i kredisë t’i dedikohet investimit në efiçiencën e energjisë dhe energjisë së ripërtërishme në shkallë të vogël (erë, diellore, biomasë ose energji gjeo-termale) deri në 400 kw.

Për më shumë informata vizitoni webfaqen: