Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka pasur takim të rregullt me kryetarët sindikalë nëpër komuna dhe ata të universiteteve, ku është diskutuar për situatën aktuale në arsim.
Në këtë takim, Jasharaj tha se “janë hedhur vërejtje e kritika të shuma në adresë të Qeverisë Kurti për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave”.
Po ashtu, Jasharaj, përmes një komunikate dërguar mediave, tha se në takim ka pasur edhe kritika për “tendencën e ministrit Murati që të mohojë me ndryshime të ligjeve aktuale të drejtat e e fituara të punëtorëve të arsimit”.
“Në këtë takim është kritikuar edhe ngritja ironike e koeficinetit të pagës nga 105 në 110 euro duke e cilësuar si nënçmuse ngritjen prej vetëm 28 euro të pagave në sistemin arsimor parauniversitar. Përfaqësuesit e të punësuarve në tërë sistemin arsimor, që nga çerdhet e deri në universitete kanë paraqitur gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë para kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafit qendror dhe pas diskutimeve të shumta të gjithë kanë ardhur në përfundim se duke parë qëndrimin negativ të Qeverisë Kurti ndaj sindikatave dhe zërit të anëtarësisë dhe duke parë se Ministri Murati vazhdon angazhimet kundër dialogut sindikal duke bllokuar punën e Këshillit Ekonomik Sindikal”.
“Duke parë se po vazhdon bllokimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, duke parë se ministrja Nagavci vazhdon me inatet dhe nuk përfaqëson kërkesat e punëtorëve të arsimit dhe mundohet ta mohojë edhe Kontratën Kolektive për Arsimin e Kosovës, pjesëmarrësit në këtë takim kanë nxjerr si përfundim se duhet vazhduar me bashkë-bisedat me anëtarësinë dhe duhet rikthyer veprimet sindikale duke filluar me një protestë me gjithë udhëheqësit sindikal të shkollave, çerdheve dhe universiteteve e institucioneve të kulturës e nëse Qeveria Kurti vazhdon me qasjen e njëjtë injoruese atëherë të vazhdohet me veprime sindikale duke paralajmëruar se do të përsëritet viti 2022 me një grevë të përgjithshme më 1 shtator, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.
Jasharaj thotë se SBASHK me këtë “alarm publik” iu drejtohet edhe medieve, shoqërisë civile, deputeteve e deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që “ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të ndryshojë qasjen ndaj dilogut dhe të realizojë kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut dhe sindikatave tjera sepse në të kundërtën do të kthehet ajo që ndodhi në vitin 2022 kur tërë sistemi arsimor ishte në veprime sindikale e pastaj edhe në grevë të përgjithshme, e cila fatkeqësisht zgjati më shumë se një muaj”.
“Nëse Qeveria vazhdon kështu, atëherë protestat e grevat do të rikthehen dhe fajtorët janë Kryeministri Kurti, Ministri Murati e Ministrja Nagavci dhe jo vetëm”, ka shkruar Jasharaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale