LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Ismaili mirëpret një delegacion të nivelit të lartë të Thesarit të Bankës Botërore

Guvernatori Ismaili mirëpret një delegacion të nivelit të lartë të Thesarit të Bankës Botërore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, i shoqëruar nga ekipi i tij, mirëpriti në BQK një delegacion nga Programi i Partneritetit për Këshillimin dhe Menaxhimin e Rezervave (RAMP) të Bankës Botërore për diskutime mbi strategjitë e menaxhimit të rezervave dhe iniciativat për ngritjen e kapaciteteve.

Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e sinqertë për vizitën e delegacionit të nivelit të lartë të Bankës Botërore, e cila ndodhi vetëm gjashtë muaj pas anëtarësimit në RAMP në tetor të vitit 2023. Që nga anëtarësimi, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës tashmë ka përfituar dukshëm nga programi gjithëpërfshirës i RAMP-it për trajnim dhe ngritje të kapaciteteve. Guvernatori theksoi rolin vendimtar që luan ky program në rritjen e aftësive të Bankës Qendrore dhe sigurimin e praktikave efikase të menaxhimit të rezervave.

Për më tepër, Guvernatori Ismaili nënvizoi përkushtimin e palëkundur të BQK-së për forcimin e Politikës së saj të Investimeve në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Guvernatori ritheksoi gatishmërinë e BQK-së për ta shfrytëzuar mbështetjen e ofruar nga programet e RAMP-it për ta arritur këtë objektiv në mënyrë efektive. Duke u përafruar me standardet më të mira, BQK-ja synon ta rrisë stabilitetin e saj financiar dhe të kontribuojë pozitivisht në forcimin e institucionit.


Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan edhe në progresin e arritur drejt investimeve të përgjegjshme mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG). Guvernatori Ismaili theksoi përkushtimin e BQK-së ndaj këtij synimi, i cili është paraqitur dukshëm në Planin Strategjik të BQK-së. Duke integruar parimet e ESG-së në kornizën e saj të investimeve, BQK-ja kërkon ta nxisë zhvillimin e qëndrueshëm dhe t’i respektojë standardet etike në aktivitetet e saj të menaxhimit të rezervave.

Për më tepër, delegacioni do të kryejë një rishikim të portofolit, duke vlerësuar alokimin e aseteve, duke rishikuar qasjet e transhimit (ndarjen në këste) (ang. “tranching”) dhe duke diskutuar menaxhimin e likuiditetit. Për më tepër, do të ketë diskutime rreth strategjive të indeksimit dhe praktikave krahasuese të portofolit.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për delegacionin e RAMP-it të Bankës Botërore për njohuritë e tyre të vlefshme dhe përpjekjet bashkëpunuese në avancimin e praktikave të menaxhimit të rezervave dhe iniciativave për ngritjen e kapaciteteve në Bankën Qendrore të Kosovës. Shkëmbimi i frytshëm i ideve dhe ekspertizës gjatë takimit forcon edhe më tej partneritetin ndërmjet BQK-së dhe Grupit të Bankës Botërore, duke i hapur rrugën progresit të vazhdueshëm dhe suksesit në arritjen e objektivave të ndërsjella./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi

Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi

Botë
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro

Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

Ekonomi
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

Botë
Kalo në kategori