LAJMI I FUNDIT:

Rusia më në fund e pranon se sanksionet perëndimore po godasin të ardhurat e saj nga nafta

Rusia më në fund e pranon se sanksionet perëndimore po godasin të ardhurat e saj nga nafta

Industria ruse e naftës mund të ketë filluar të numërojë të ardhurat e saj ndërsa Perëndimi intensifikon regjimin e sanksioneve.

Guvernatorja e Bankës së Rusisë, Elvira Nabiullina, në një deklaratë tha se shtrëngimi i sanksioneve nga Perëndimi po godet të ardhurat e rusëve nga eksporti i naftës.

“Pas rënies në fillim të vitit, eksportet janë rimëkëmbur, të nxitura nga rritja e çmimit”, tha Nabiullina, duke theksuar se çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur për 10 për qind vetëm këtë vit, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.


“Megjithatë sanksionet dytësore e pengojnë këtë proces”, shtoi ajo duke iu referuar kufizimeve tregtare që synojnë të parandalojnë palët e treta të bëjnë biznes me Rusinë.

Ndryshe, edhe pas fillimit të luftës, ekonomia ruse ka qëndruar mirë shkaku i rezervave dhe fuqisë energjetike që ka, por edhe eksporteve në tregje alternative si India dhe Kina.

Por, tashmë disa gjigantë bankar kinezë kanë ndaluar pagesat nga institucionet financiare ruse të sanksionuara.

Gjithashtu, edhe bankat e tjera globale që Rusia i përdorte për të shmangur sanksionet, po largohen nga të bërit biznes me të, gjë që nga lë të nënkuptojmë se industria ruse po dobësohet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori