LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime të fuqishme në Kiev, ambasadorja amerikane në Ukrainë thotë se Rusia po e godet fqinjin me raketa hipersonike

Shpërthime të fuqishme në Kiev, ambasadorja amerikane në Ukrainë thotë se Rusia po e godet fqinjin me raketa hipersonike

Shpërthime të fuqishme raportohet të kenë ndodhur në Kiev, këtë e kanë konfirmuar për Reuters edhe dëshmitarë të shumtë.

Kryeqyteti ukrainas dhe i tërë rajoni i Kievit janë aktualisht në zhurmën e sirenave që paralajmërojnë sulme të mundshme ajrore, transmeton Telegrafi.


Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko ka shkruar në Telegram, se kanë ndodhur “shpërthime në kryeqytet dhe se qytetarët urgjentisht duhet të futen nëpër strehimore”.

Mediat ukrainase Kyiv Independent dhe Kyiv Post gjithashtu po raportojnë për një seri shpërthimeth – duke cituar gazetarët që i kanë në terren në Kiev.

Ukrainasit sulmojnë me dronë një nga termocentralet më të mëdha në jug të Rusisë – publikohen pamjet
Lexo po ashtu Ukrainasit sulmojnë me dronë një nga termocentralet më të mëdha në jug të Rusisë – publikohen pamjet

E autoritetet ukrainase thonë se copëzat e raketave kanë rënë në pjesën qendrore të Kievit, si dhe mbi ndërtesat kolektive që janë dëmtuar.

Në anën tjetër, ambasadorja amerikane në Ukrainë ka bërë të ditur se Rusia po sulmon Ukrainën me raketa hipersonike.

Bridget Brink ka shkruar në llogarinë e saj në X për shpërthime të fuqishme në Kiev.

Ndryshe forcat ajrore të Ukrainës pretendojnë se kanë rrëzuar dy raketa balistike të Rusisë që  kishin shënjestruar Kievin.

Raketa janë lansuar nga Krimea e pushtuar dhe janë rrëzuar nga forcat ajrore, ka njoftuar general-lejtnant MykolaOleschuk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Forcat ukrainase godasin depot e municionit të ushtrisë së Putinit në rajonin e Luhanskut – në afërsi të kufirit me Rusinë

Evropa
Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Inteligjenca ukrainase arreston agjentët rusë, planifikonin të kryenin sulme terroriste në Kiev – kishin për mision vendosjen e bombave

Evropa
Kalo në kategori