LAJMI I FUNDIT:

“Mund të keni arinj nën shtëpinë tuaj”, paralajmërohen qytetarët e Karolinës së Veriut

“Mund të keni arinj nën shtëpinë tuaj”, paralajmërohen qytetarët e Karolinës së Veriut

Zyrtarët e kafshëve të egra në Karolinën e Veriut po paralajmërojnë banorët që të jenë të vetëdijshëm për një rrezik të pazakontë të mundshëm shtëpiak: arinjtë mund t’i gjejnë nën shtëpitë e tyre.

Justin McVey, biolog në Komisionin e Burimeve të Kafshëve të Egra të Karolinës së Veriut, tha se zyrtarët kanë vënë re një rritje të numrit të arinjve që strehohen në shtëpi dhe kuverta private.


“Kur njerëzit mendojnë për strofulla, ata gjithmonë mendojnë për shpellat”, tha McVey dhe shtoi se “ky nuk është në të vërtetë rasti”.

“Kur fillova këtu punën 12 vjet më parë, merrnim një ose dy telefonata. Tani, kemi rreth 10-15 raste në javë”, pohoi McVey.

Ai tha se zyrtarët hezitojnë të zhvendosin arinjtë nënë me këlyshë shumë të vegjël, raporton upi.com.

“Pjesa argëtuese e punës është të bindësh një pronar shtëpie se është mirë të kesh një arush nën shtëpinë e tyre”, tha McVey.

Ai tha se arinjtë zakonisht lirojnë strofkat e tyre të dimrit vullnetarisht rreth fundit të marsit dhe fillimit të prillit.

Ndryshe, “Bear League” e Kalifornisë shpërndau video të një ariu që dëbohej nga një shtëpie në North Lake Tahoe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Katastrofë e pazbutur' për Biden në debatin televiziv me Trump - ndërsa ai përballet me thirrjet nga demokratët për t'u larguar

'Katastrofë e pazbutur' për Biden në debatin televiziv me Trump - ndërsa ai përballet me thirrjet nga demokratët për t'u larguar

Amerika
Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore - ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për postet kryesore - ato do të udhëhiqen nga Ursula von der Leyen, António Costa dhe Kaja Kallas

Evropa
Biden dhe Trump, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit, disa nga pikat kryesore në debatin presidencial në Atlanta

Biden dhe Trump, kritika të forta ndaj njëri-tjetrit, disa nga pikat kryesore në debatin presidencial në Atlanta

Amerika
Hyn në fuqi ligji i ri gjerman që lehtëson rrugën drejt shtetësisë së dyfishtë - ja çfarë tjetër përmendet aty

Hyn në fuqi ligji i ri gjerman që lehtëson rrugën drejt shtetësisë së dyfishtë - ja çfarë tjetër përmendet aty

Evropa
Të dhënat tregojnë se Rusia

Të dhënat tregojnë se Rusia "humbi 1000 ushtarë nga fusha e betejës çdo ditë muajin e kaluar"

Botë
Momentet kyçe që shënuan debatin mes Trumpit dhe Bidenit

Momentet kyçe që shënuan debatin mes Trumpit dhe Bidenit

Amerika
Kalo në kategori